ALBIN RAMADANI / WEB DESIGN & DEVELOPMENT

Website që
bëjnë
përshtypje.

Dizajn me karakter. Funksione të menduara mirë. Një website i ndërtuar për ju — nga ideja e parë deri te publikimi.

IDEJA JUAJ. WEBSITE JUAJ.
PUNË TË REALIZUARA
asra-kids.online↗
Pamje e website Asra Kids
WEBSITESH TË MENDUARA PËR NJERËZ.SCROLL PËR MË SHUMË ↓
WEBSITE PERSONAL✳E-COMMERCE✳REZERVIME✳TRAJNIME✳ZGJIDHJE SIPAS JUSH

01 / PROJEKTE TË PËRZGJEDHURA

Punët flasin
për vete.

Biznese të ndryshme. Ide të ndryshme.
E njëjta vëmendje në çdo detaj.

PAMJE REALE NGA FAQET LIVE

Klikoni një projekt për pamjen e plotë ose hapni faqen live.

02 / ÇFARË MUND TË NDËRTOJMË

Çfarëdo ideje.
Një hap përpara.

Nga prezantimi juaj i parë online, te një platformë që e bën punën më të thjeshtë. E ndërtojmë rreth nevojave tuaja.

Keni diçka tjetër në mendje? Le ta kthejmë në website. ↗

03 / NJË ÇMIM I QARTË

Ide e madhe.
Çmim i thjeshtë.

Website për 400 €. Përmbajtjen, funksionet dhe afatin i dakordojmë bashkë para fillimit.

Domaini, hostimi dhe tarifat e shërbimeve të jashtme sqarohen para fillimit.

04 / NGA IDEJA TE PUBLIKIMI

Pa komplikime.
Me drejtim.

Komunikim i drejtpërdrejtë. Hapa të qartë. Ju e dini çfarë po ndërtohet në çdo fazë.

Rezervo një bisedë
  1. 01

    E dëgjoj idenë tuaj

    Flasim për biznesin, klientët dhe funksionet që ju duhen. Përcaktojmë qëllimin e website.

  2. 02

    I japim formë

    Struktura, pamja dhe përmbajtja marrin drejtim. Ju e shihni dhe e miratoni para zhvillimit.

  3. 03

    E ndërtojmë

    Dizajni bëhet website. Kontrollojmë funksionet dhe pamjen në telefon e desktop.

  4. 04

    Jeni online

    Lidhim domainin, bëjmë kontrollin përfundimtar dhe ju tregoj si ta menaxhoni faqen.

NJË NJERI PAS PROJEKTIT TUAJ

Ju e njihni biznesin.
Unë e ndërtoj website.

Jam Albin Ramadani. Punoj me ju, nga biseda e parë deri te publikimi. Me kujdes për pamjen, funksionet dhe njerëzit që do ta përdorin.

↗

05 / PROJEKTI I RADHËS

Le të krijojmë
diçka të mirë.

Mjafton një ide për të filluar. Ma tregoni dhe e gjejmë bashkë drejtimin.

Ose rezervo një bisedë ↗
KËRKESË PËR WEBSITE400 €

LE TA DISKUTOJMË

Një bisedë.
Një fillim i mirë.

Zgjidhni një orar të lirë. Ju kontaktoj për konfirmimin dhe mënyrën e takimit.

MIRË TA DINI

Pyetjet tuaja.
Përgjigjet këtu.

Sa kushton krijimi i një website?

Çmimi i website është 400 €. Para fillimit dakordojmë përmbajtjen, funksionet dhe afatin. Domaini, hostimi dhe tarifat e shërbimeve të jashtme sqarohen veçmas.

Sa kohë merr krijimi?

Varet nga funksionet dhe gatishmëria e përmbajtjes. Pas bisedës së parë ju jap një afat konkret dhe fazat e punës.

A mund ta menaxhoj vetë përmbajtjen?

Po. Kur projekti kërkon administrim, përfshihet paneli për funksionet e dakorduara, si përmbajtja, produktet, kërkesat ose rezervimet. Ju tregoj si ta përdorni pas dorëzimit.

A ndërtoni dyqane online dhe rezervime?

Po. E planifikojmë sipas mënyrës si punon biznesi juaj: produkte, porosi, termine ose trajnime. Funksionet dhe integrimet sqarohen para fillimit.

Çfarë ndodh pas publikimit?

Ju tregoj si ta përdorni website. Përkrahja dhe mirëmbajtja e mëtejshme dakordohen sipas nevojave tuaja.

A lidhet website me Meta dhe rrjetet sociale?

Po. Mund të konfigurohen pamja për shpërndarje, lidhjet sociale dhe Meta Pixel me pëlqimin e vizitorit. Reklamat menaxhohen nga llogaria juaj e reklamimit.

PAMJE REALE E WEBSITE

Projekti

Hap faqen live ↗